Sport

"Është një pyetje e shëmtuar", Pioli largohet i revoltuar nga konferenca për shtyp

Shkruar nga Liberale

"Është një pyetje e shëmtuar", Pioli largohet i

Milani ka fituar në udhëtim te Lazio me rezultat minimal 0-1, në një ndeshje që u panë tre kartonë të kuq.

Luca Pellegrini, Maurisic dhe Matteo Guendouzi u ndëshkuan me karton të kuq te skuadra vendase.

Fundi i ndeshjes ishte shumë i tensionuar me lacialët që morën dy kartonë të kuq.

E një pyetje e gazetarëve në konferencë për shtyp nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Milanit, Stefano Pioli i cili ka lënë në gjysmë atë duke u larguar.

A u tregua Pulisic antisportiv? “Kjo është një pyetje e cila nuk qëndron dhe për të cilën unë nuk jam aspak dakord. Nuk mund të vendosim në peshore nëse Pulisic është një njeri i mirë apo i keq, për mendimin tim nuk kishte asnjë gjest antisportiv”.

“Ai respektoi deri në fund rregulloren”, u shpreh Pioli që u largua menjëherë i revoltuar nga konferenca për shtypa.

Milani me fitoren në kryeqytet zë vendin e tretë në tabelë me 56 pikë dhe tani ndodhet në një pozicion më komod sa i përket një vendi që i dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.  

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH