Sport

Shqipëria në grup me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë

Shkruar nga Liberale

Shqipëria në grup me Çekinë, Ukrainën dhe

Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë, Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Grupin B1 të Ligës e Kombeve 2024-2025. Shorti që hodh të enjten në Paris dhe u transmetua direkt në Tv Klan vendosi kuqezinjtë në një grup ku mund të japë rezultat.

Me të gjithë këta kundërshtarë jemi përballur më parë ku përfaqësuesja çeke ishte edhe ne kualifikueset e Euro 2024 ku Shqipëria barazoi në Pragë dhe fitoi në Tiranë.


Me Ukrainën në vitet e fundit janë zhvilluar miqësore, ndërsa rezultati më i mirë është barazimi 2 – 2 në eliminatoret e Botërorit 2006.

Me Gjeorgjinë këto do të jenë ndeshjet e para zyrtare pas gati 20 vitesh, ndërsa përballja e fundit ka qenë në miqësoren e 29 Marsit të 2022 në Air Albania që përfundoi pa gola.

Shqipëria shmangu një ekip të fortë si Anglia. Në Ligën e Kombeve, Kosova u shortua në Grupin C2 ku ndodhet edhe Rumania, Qipro dhe fituesi i takimit Lituani – Gjibraltar.

Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen nga Shtatori deri në Nëntor të këtij viti, ndërsa ato play off në mars të 2025.

Përballjet e Shqipërisë do t’i ndiqni si zakonisht Tv Klan, që këtë vit do të transmetojë edhe të gjitha sfidat e Euro 2024 ku do të jetë edhe Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho.

Ky është edicioni i katërt i Ligës së Kombeve, ndërsa nëse Kombëtarja renditet e para në grupin e saj ngjitet direkt në Ligën A, por ekzisiton mundësia edhe me anë të Play Off nëse e mbyll e dyta.

Liga e Kombeve është edhe një shans për një vend në Kupën e Botës 2026.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH