Sport

“Shqipëria mund ta mund Italinë”/ Fabio Cannavaro habit me parashikimin: Në fushë futen lojtarët, JO HISTORIA

Shkruar nga Liberale

“Shqipëria mund ta mund Italinë”/ Fabio Cannavaro habit me

Fabio Cannavaro, kampioni i botës me Italinë, në një prononcim për mediat tha se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Italisë në Kapionatin Evropian të Futbollit, që do të luhet në Gjermani në muajin qershor.

Cannavaro i cili ndodhet në Shqipëri, i ftuari special i Federatës Shqiptare të Futbollit në kursin për trajnerë “UEFA PRO”, u ndal edhe në një komunikim për mediat, ku u pyet mbi përballjen mes Shqipërisë dhe Italisë në Evropianin e Gjermanisë.

“Unë mendoj që ndeshja e parë e një botërori apo evropiani është gjithmonë e komplikuar. Vihet pas një periudhe pune dhe skuadrat nuk dihet se në ç’gjendje janë. Të luhet kundër jush nuk është e lehtë sepse jeni një skuadër e re, e fortë, dhe me një trajner shumë të përgatitur. Sigurisht që për Italinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.”, u shpreh Cannavaro

“Unë mendoj që normalisht ndeshjet duhen fituar. Në të njëjtën kohë duhet ta tregosh në fushë. Është një skuadër me një trajner të ri, ka lojtarë që kanë eksperiencë të ndryshme. Spaleti është një trajner me eksperiencë shumë të madhe, edhe në futbollin ndërkombëtar. Cannavaro.

“Frikë nga Shqipëria? Nuk ka frikë, por ka respekt të madh për Shqipërinë. Keni 2 qendërmbrojtës shumë të mirë, që e njohin kampionatin tonë dhe po kanë një eksperiencë të madhe. E dimë që është një kombëtare që ka lojtarë të mirë, gati të gjithë luajnë jashtë, marrin shumë eksperiencë. Shumë luajnë edhe në kampionatin tonë dhe dihet pastaj se në fazat finale të këtyre evenimenteve nuk të dhuron askush asgjë.”, shtoi ish mbrojtësi i kombëtares Italiane të futbollit.

“A mund të marri rezultat pozitiv Shqipëria? Pse nuk duhet, sigurisht që po. Nuk është se në fushë hyn historia, në fushë futen lojtarët, hyjnë skuadra që tashmë janë super të përgatitura. Nuk ka më skuadra në botë të papërgatitura teknikisht. Pse duhet nënvlerësuar Shqipëria?”, tha Cannavaro më tej.

“Nuk është se në fushë hyn historia, në fushë futen lojtarët, hyjnë skuadra që tashmë janë super të përgatitura. Nuk ka më skuadra në botë të papërgatitura teknikisht. Pse duhet nënvlerësuar Shqipëria?”, tha Cannavaro

Ai shtoi se përtej faktit se Italia mban titullin Kampion Europe, këtë vit skuadra ka një grup të ri lojtarësh dhe axurrët nuk po kalojnë një moment të mirë

“Kanë kaluar vite. Nuk shkojmë në botëror prej shumë vitesh. Sigurisht nuk po kalojmë një moment pozitiv por e dimë që kemi lojtarë që mund të zgjidhin ndeshjet. Tani nuk jemi me shpatulla pas murit. Jemi një skuadër që është investuar pak tek të rinjtë dhe infrastrukturë. Por ne jemi Italia dhe dihet që të luash kundër nesh është gjithmonë e vështirë.”, nënvizoi Cannavaro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH