Departamenti i Komunikimit në FSHF ka njoftuar se Arlind Ajeti nuk do të jetë në dispozicion për sfidën e sotme kundër Letonisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Mbrojtësi ka ndier një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe, si pasojë, është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës gjatë ditës së djeshme. Edhe pse është monitoruar nga afër nga stafi mjekësor, Ajeti nuk ka arritur të rikuperohet në kohë për këtë ndeshje.
Takimi mes Letonisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Skonto Stadions”, me fillim në orën 20:45.