Sport

Shqipëria humbet Mirlind Dakun, ja me sa ndeshje është pezulluar futbollisti kuqezi nga Komisioni i Etikës & Disiplinës në UEFA

Shkruar nga Liberale

Shqipëria humbet Mirlind Dakun, ja me sa ndeshje është pezulluar

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku. Ky u fundit procedua për thirrje politike pas ndeshjes.

Komisioni i UEFA-s ka vendosur të pezullojë për dy ndeshje futbollistin shqiptar, i cili nuk do të mund të luajë kështu në ndeshjen e radhës ndaj Spanjës, në program për t’u luajtur të hënën e 24 qershorit në Dyseldorf.

Daku do të mungojë edhe në një ndeshje tjetër përtej fazës së grupeve, nëse Shqipëria do të kalojë më tej.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH