Sport

Shqipëria e mbyll në vendin e 65-të, FIFA përditëson renditjen

Shkruar nga Liberale

Shqipëria e mbyll në vendin e 65-të, FIFA përditëson

Me 1375 pikë, Shqipëria e mbyll vitin në vendin e 65-të. FIFA ka publikuar edhe përditësimin e fundit për këtë vit, me kuqezinjtë që qëndrojnë në vend numëro, ashtu si edhe të gjithë përfaqësueset e tjera.

Anglia, rivali i kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit, e mbylli vitin në vendin e katërt, vetëm Argjentina, Franca dhe Spanja kanë bërë më mirë se sa “Tre Luanët”.

Serbia, rivali tjetër i Shqipërisë e mbylli vitin në vendin e 32-të.

Asnjë ndryshim edhe për Kosovën, me Dardanët që mbeten në vendin e 99-të, pozicionimi i tyre më i mirë në histori.

Shqipëria e mbyll në vendin e 65-të, FIFA përditëson

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH