Shqipëria domonoi ndeshjen në Letoni veçanërisht në pjesën e dytë por nuk arriti dot të fitojë duke ndërlikuar pozitat për një vend që do t'i siguronte kualifikimin në Botërorin 2026.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që iu afruan disa herë zonës së njëra-tjetrës, teksa rasti më i pastër erdhi për vendasit në minutën e 21’, me Ikaunieks që humbi një penallti, pasi u ndal nga Strakosha. Pas tetë minutash, kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të një autogoli të Cernomordijs pas një karamboli në zonën e vendasve. Në fundin e pjesës së parë, pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi, ishte pikërisht ai që shënoi autogolin, Cernomordijs, i cili barazoi sfidën.
Pjesa e dytë nuk solli shumë raste të pastra, me vendasit që kishin vetëm një qëllim, të ruanin rezultatin, gjë të cilën e arritën.
Kështu Shqipëria pas barazimit mban vendin e dytë me 5 pikë, një më shumë se Serbia e Letonia, por me dy ndeshje më shumë se serbët. Takimi i radhës do të jetë ai i 9 shtatorit kundër Letonisë në Tiranë.
Letoni-Shqipëri 1-1
45+4′ Cernomordijs / 29′ Cernomordijs (A.G)
45+4′ 1-1/ Cernomordijs godet me kokë dhe ndëshkon kuqezinjtë. (VIDEO)
29′ 0-1/ Arbër Hoxha hedh një krosim në zonë dhe topi devijohet nga portieri dhe më pas përplaset nga Cernomordijs për të shkuar në rrjetën e tij. (VIDEO)