Cristian Shpendi gjeti sërish rrugën e rrjetës në Serie B, me fanellën e Cesena.
21-vjeçari ishte autori i golit të vetëm për ekipin e tij, në barazimin 1-1 në shtëpi ndaj Reggiana.
Shpendi shënoi në minutën e 65-të, teksa pas një krosimi të marrë në zonë, e kontrolloi topin në mënyrë të shkëlqyer dhe më pas e ndali në fundin e rrjetës.
Ky është goli i nëntë në 13 ndeshje këtë sezon për sulmuesin shqiptar, që duket se po kalon momentin më të mirë në karrierë.