Sport

SHIFRA E DITËS: 2.5 miliardë euro pret UEFA nga EURO 2024, si do të shpërndahen fitimet (dhe sa përfiton Shqipëria)

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: 2.5 miliardë euro pret UEFA nga EURO 2024, si do

Euro 2024 në Gjermani është hapi i parë i UEFA-s për të rritur rezervat financiare, që u goditën rëndë  nga pandemia

Plani financiar i UEFA-s, për të rimbushur rezervat e saj të goditura nga pandemia fillon me Kampionatin Europian 2024, që mbahet në shtëpinë e ekonomisë më të madhe të kontinentit.

Të ardhurat prej rreth 2.5 miliardë euro (2.7 miliardë dollarë) priten të vijnë nga marrëveshjet e transmetimit dhe sponsorëve, si dhe nga shitja e biletave, paketave të mikpritjes dhe licencimit nga organizimi i turneut me 51 ndeshje, që nis më 14 qershor në Mynih dhe përfundon më 14 korrik me finalen e madhe të Berlinit.

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, parashikoi në prill se gati gjysma e të ardhurave të Euro 2024, rreth 1.2 miliardë euro do të jetë fitim dhe do të shkojë për të financuar pjesën më të madhe të punës dhe grantet e zhvillimit për katër vitet e ardhshme. Shpenzimet e organizimit të turneut përfshijnë qindra milionë euro për 24 ekipet pjesëmarrëse dhe pagesa ditore për klubet, lojtarët e të cilëve janë përzgjedhur.

Sigurisht që është koha e Gjermanisë për të pritur eventin më të rëndëishëm të UEFA-s - 36 vjet pasi Gjermania Perëndimore priti Euro '88 me tetë ekipe, një vit para rënies së Murit të Berlinit - dhe kur anëtarët e komitetit ekzekutiv të saj votuan në shtator 2018 për ta zgjedhur atë në vend të Turqisë.  

Trashëgimia e pandemisë COVID-19, megjithatë, ndikoi shumë në të menduarit e UEFA-s, kur një plan afatgjatë për të dërguar Euro 2028 në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë u konfirmua përfundimisht në një votim të pakontestueshëm tetorin e kaluar. Të ardhurat janë më të larta nga vendet me ekonomi dhe futboll të zhvilluar.

Një turne i ankoruar në Angli me stadiume moderne që gjeneronin të ardhura të mëdha në ditët e ndeshjeve, ishte një zgjedhje e sigurt për UEFA-n, duke parë rezultatin përfundimtar pas Euro 2020, që u luajt me një vit vonesë në stadiume gjysmë bosh në 11 vende të ndryshme. UEFA vendos një nivel bazë komforti prej 500 milionë euro në rezerva të parave “cash” , shumë që shkoi në 575 milionë euro përpara përhapjes së pandemisë në fillim të vitit 2020. Pandemia paralizoi futbollin për rreth një vit dhe rezervat e UEFA-s ranë në 360 milionë euro në fund të vitit financiar 2023.

Europiani në Gjermani shihet nga URFA si mundësia më e mirë për të mbushur arkën.

"Pika më e ulët, megjithatë, tani është shmangur," u tha drejtori i financave të UEFA-s Josef Koller 55 federatave të saj anëtare në shkurt në kongresin e tyre vjetor të mbajtur në Paris. Europiani që mbahet çdo katër vjet është baza e financave dhe pagesave të zhvillimit të fondeve të UEFA-s për vendet e saj anëtare.

Edhe nëse Liga e Kampionëve dhe kompeticionet e tjera të klubeve fitojnë më shumë para - rreth 3.5 miliardë euro këtë sezon - ato zgjasin shumë dhe u kthehen kryesisht klubeve përmes çmimeve, me qëllim për të mbuluar shpenzimet dhe për t’i inkurajuar që gara të jetë më popullore. Pjesa prej 6.5% e UEFA-s në të ashtuquajturat të ardhura neto pas zbritjeve ka qenë më pak se 200 milionë euro çdo vit.

13 sponsorët e UEFA-s të Euro 2024 përfshijnë pjesët më të rëndësishme të turneut të futbollit si Adidas dhe Coca-Cola, bordi turistik i Katarit, Plus nga Kina, dy filiale të Alibaba dhe tre firma të teknologjisë elektronike. UEFA zakonisht favorizon transmetuesit pa pagesë në Europë për garat e ekipeve kombëtare, për t'i ndihmuar ato të qëndrojnë pjesë e ecurisë dhe e zhvillimit të ekipit kombëtar. Në Shtetet e Bashkuara ndeshjet do të shfaqen nga Fox Sports, ndërsa shërbimi i transmetimit afrohet në gjuhën angleze dhe atë spanjolle.

Këto të ardhura shkojnë edhe në mbështetje të programit “HatTrick” që UEFA do t’iu jepet secilit  prej vendeve të saj anëtare, lidhur me projektet e ndërtimit, kostot operacionale, për drejtimin e ekipeve kombëtare si dhe arsimin.

“Secila prej vendeve anëtare (ku bën pjesë edhe Shqipëria) ka të drejtë të marrë deri në 17 milionë euro gjatë ciklit katërvjeçar të programit nga korriku 2024 deri në qershor 2028”, tha UEFA mbi financimin e saj bazë, që vlen më shumë se dyfishi i asaj që marrin federatat evropiane nga FIFA.

Çmimi prej 331 milionë eurosh do të ndahet mes 24 federatave kombëtare që marrin pjesë në Europian (ku sërish bën pjesë edhe Kombëtarja kuqezi), ndërsa ekipi kampion do të marrë 28.5 milionë euro nëse i fiton të gjitha ndeshjet.

Më shumë se 600 klube, kryesisht në Europë, por disa globalisht, përfshirë ato në Arabinë Saudite, janë planifikuar të marrin pagesa nga UEFA nga një fond prej 240 milionë eurosh për të lënë të lirë lojtarët që do të marrin pjesë në Euro 2024.

UEFA tha se ka ndarë 140 milionë euro për të mbuluar lojtarët e liruar për turneun final dhe 100 milionë euro do të shpërndahen sipas thirrjeve për të gjitha skuadrat që kanë luajtur në dy edicione të Ligës së Kombeve dhe ndeshjet kualifikuese të Euro 2024.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH