Myrto Uzuni është kthyer në vitet e fundit në lojtarin më përfaqësues të klubit të Granadës. Rekordet e golashënuesve të historisë së kësaj skuadra po bien një nga një dhe sulmuesi shqiptar është gjithmonë protagonist i atyre të rinjve që po vendosen.
Sigurisht, këto paraqitje tërheqin vazhdimisht interesin e klubeve të tjera dhe klauzola e largimit të Uzunit, mund të shtyjë ndonjë skuadër të tentojë të blejë futbollistin ndoshta që në janar. Sipas mediave iberike, kjo ka shtyrë Granadën që të mendojë rinovimin e kontratës me sulmuesin shqiptar, pasi akordi aktual përfundon në verën e vitit 2026.
Të Granada frikësohen pasi klauzola e largimit 12 milionë euro për një lojtar i cili shënon me rregullsi të tillë në Spanjë, është mëse e përballueshme nga shumë klube të elitës.
Ndaj atij do t’i propozohet shumë shpejt rinovimi i marrëveshjes me një kontratë afatgjatë, duke rritur edhe një herë klauzolën.