Sport

Shevchenko i ri? Milani siguron fëmijën e jashtëzakonshëm që ka shënuar 791 gola në tre sezone

Shkruar nga Liberale

Shevchenko i ri? Milani siguron fëmijën e jashtëzakonshëm

Një fëmijë me origjinë italo-ukrainase po zhvillohet në akademinë e futbollit të Milanit dhe ai u prezantua nga faqja e njohur në Instagram Pro Future Stars.

Andrea Kostyuk është vetëm 12 vjeç dhe prej vitesh shënon shifra të pabesueshme, edhe për këtë moshë ku shënohen shumë gola në ndeshjet e tyre.

Megjithatë, djali model i të cilit është ukrainasi që la gjurmë të thella në Milano, Andriy Shevchenko, është vërtet i pabesueshem.


Kostyuk në këtë sezon ka shënuar 238 gola në 41 ndeshje të luajtura dhe është interesant fakti se ky sezon është më i dobëti i tij për sa i përket golave.

Në sezonin 2021/22, ai shënoi 265 gola, dhe ishte veçanërisht i pabesueshëm në sezonin e fundit, kur shënoi 295 gola.

 

Në total, ai ka shënuar 791 gola në tre sezonet e fundit dhe për ta bërë gjithçka edhe më mbresëlënëse, ka dhuruar edhe 242 asistime.

Nëse Andrea i vogël do të ketë sukses në të ardhmen dhe do ta pasoj fituesin e Topit të Artë, Shevchenkon, mbetet për t’u parë. E sigurt është se ai është në rrugën e duhur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH