Sport

Zyrtare/ Shevçenko merr detyrën e re

Shkruar nga Liberale

Zyrtare/ Shevçenko merr detyrën e re

Andri Shevçenko është emëruar zyrtarisht si presidenti i Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Si një legjendë e futbollit ukrainas dhe fitues i shumë trofeve si lojtar, Shevçenko tani do të drejtojë futbollin në vendin e tij. Shevçenko u paraqit në zgjedhje si kandidati i vetëm për këtë post.

Pas lajmit për kandidaturën e tij, askush nuk u prezentua për të garuar kundër tij. Në një votim të zhvilluar sot, ai fitoi 93 vota nga 94 delegatët, duke marrë zyrtarisht detyrën.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist në vitin 2012, Shevçenko drejtoi kombëtaren ukrainase si trajner nga viti 2016 deri në 2021. Ai përjetoi gjithashtu një periudhë si trajner te Xhenova në Itali, por pa shumë sukses. Tani, ai nis një fazë të re si drejtues në nivelet më të larta të futbollit.

Zyrtare/ Shevçenko merr detyrën e re

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH