Sport

Shënon supergol në minutën e 90, Rey manaj i dhuron fitoren Sivasporit (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Shënon supergol në minutën e 90, Rey manaj i dhuron fitoren

Rei Manaj nuk ka të ndalur me golat në Turqi. Pasi nuk arriti dot që të shkëlqente te Kombëtarja, Manaj u kthye te Sivaspori për të vazhduar punën e lënë përgjysmë.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar një tjetër gol vendimtar për ekipin e tij. Sivaspori arriti që të fitonte në shifrat 1-0 ndaj Karagmuruk, teksa në minutën e 90 ishte goli i Manajt që vendosi gjithçka.


Manaj shënoi me kokë këtë herë duke gjetur në befasi portierin kundërshtar për të realizuar golin e 16-të në këtë sezon në kampionatin turk, ku tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë, pas krahëve të Icardit dhe Dzekos që kanë nga 18 gola.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH