Sport

Seferi shënon dhe fiton “derbin” me Manajn në Turqi

Shkruar nga Liberale

Seferi shënon dhe fiton “derbin” me Manajn në Turqi

Taulant Seferi ka triumfuar në “derbin” e shqiptarëve mbrëmjen e sotme në kampionatin turk, madje duke qenë protagonist absolut në trepikshin e marrë nga skuadra e tij Bodrumspori.

Seferi ka shënuar golin e parë të ndeshjes përballë Sivasporti të Rei Manajt, i cili në këtë sfidë nuk mundi të lërë gjurmë.

Në minutën e 49-të të ndeshjes Seferi ka zghbllokuar rezultatin duke kaluar skuadrën etij në avantazh, e cila në fund e mbylli me rezultatin 2-0.

Një ndeshje mjaft e rëndësishme kjo për Bodrumsporin, të cilës i duhej patjetër fitorja për të vijuar luftën për mbijetesë.

Ky ishte goli i tretë i Seferit në Superligën turke.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH