Sport

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit thumbon egjiptianin

Shkruar nga Liberale

“Salah është lojtari më egoist që kam parë

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness e ka cilësuar yllin egjiptian, Mohamed Salah, si një lojtar egoist.

Egjiptiani, i cili ka qenë vazhdimisht sulmuesi më produktiv i skuadrës në sezonet e fundit, është nën kritika në Anfield.

Salah nuk ka qenë në maksimumin e tij duke bërë që Reds të largohen nga garat për disa trofe javët e fundit.

Ndërsa fliste në podcastin Three Up Front të William Hill, legjenda Souness vendosi të kritikoj Salahun.

“Unë besoj se Mohamed Salah është i fikur dhe largohet nga Liverpooli”, ka thënë fillimisht Souness.

“Ai ka qenë i mrekullueshëm për Liverpoolin, por nëse ai largohet në Superligën e Arabisë Saudite, atëherë ai do të jetë ylli më i madh në atë pjesë të botës”.

“Ai pa dyshim ka një vlerësim jashtëzakonisht të madh për veten e tij dhe ishte i zemëruar me mosfillimin e ndeshjes kundër West Ham javën e kaluar”.

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë. Edhe para asaj ndeshjeje, sa herë që Klopp e largon atë, ai kurrë nuk është i lumtur për këtë”, përfundoi legjenda e Reds.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH