Sport

Sa vlen kartoni i futbollistëve të Shqipërisë në Euro 2024? Rënditja nga Broja te Etrit Berisha

Shkruar nga Liberale

Sa vlen kartoni i futbollistëve të Shqipërisë në Euro

Kombëtarja e Shqipërisë e fillon sot udhëtimin në Euro 2024 me ndeshjen kundër Italisë në Grupin B. Ndërsa lista e lojtarëve të kuqezinjve tregohet të jetë e pasur me talente, vetëm katër prej tyre vlejnë 10 milionë euro e më shumë sipas Transfermarkt.

Sulmuesi në pronësi të Chelseat, Armando Broja, udhëheq listën me vlerën 22 milionë euro, ndjekur nga mesfushori i Interit Kristjan Asllani me 16 milionë euro, Ernest Muci i Besiktasit me 13 milionë euro dhe kapiteni Berat Gjimishti me 10 milionë euro.

I pesti në listë gjendet Rey Manaj i Sivassporit me vlerë 5 milionë euro, teksa pas tij vijnë dyshja e Sassuolos, Marash Kumbulla dhe Nedim Bajrami me vlerë 4.5 milionë euro secili.

Ylber Ramadani i Lecces renditet i teti me vlerë 4 milionë euro, Taulant Seferi i nënti me vlerë 3.5 milionë euro dhe pas tij Thomas Strakosha, Ardian Ismajli dhe Mirlind Daku, të cilët kanë vlerë 3 milionë euro.

Elseid Hysaj dhe Qazim Laqi kanë vlerë në treg 2.5 milionë euro, teksa Ivan Balliu dhe Mario Mitaj vlejnë nga 2 milionë euro.

Lista pasohet me Arbër Hoxhën që vlen 1.8 milion euro, Enea Mihaj me 1.5 milion euro, Elhan Kastrati 1.3 milion euro dhe Arlind Ajeti, Jasir Asani dhe Medon Berisha, të cilët kanë vlerë nga 1 milion euro secili.

Lojtarët që kanë vlerë në treg nën 1 milionë euro janë Etrit Berisha (500 mijë), Klaus Gjasula dhe Naser Aliji me nga 400 mijë euro dhe në fund Amir Abrashi me vlerë 200 mijë euro.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH