Sport

Sa bileta janë shitur deri tani për derbin Tirana- Partizani?

Shkruar nga Liberale

Sa bileta janë shitur deri tani për derbin Tirana- Partizani?

 

Prej tre ditësh të gjithë tifozët kanë mundësinë të blejnë bileta për derbin e nesërm mes Partizanit dhe Tiranës në stadiumin "Air Albania" në orën 19:00.

Partizani, që është pritës i sfidës, ka publikuar çmimet e biletave për të gjithë sektorët. Bileta më e lirë për derbin është në vlerë 500 lekë dhe përket tribunave pas portave. Në tribunën përballë, në tre sektorët qendrorë (E104, E105 dhe E106) bileta kushton 1500 lekë të reja, ndërsa në pjesën tjetër të tribunës, 1000 lekë.

Në tribunën kryesore çmimet janë 3000, 4000 dhe 5000 lekë. Biletat mund të blihen në stadiumin "Selman Stërmasi", nga ora 10:00 deri në 18:00, si dhe online.

Interesimi përderisa ka qenë i lartë, pasi raportohet se janë shitur afro 5 mijë bileta deri në mbrëmjen e djeshme. 

Pritet që interesimi të rritet edhe sot dhe nesër. Dje, Policia e Shtetit ka thirrur përfaqësuesit e dy klubeve dhe krerët e tifozerive ultrase në një takim, siç ndodh zakonisht. 

Në këtë mbledhje janë përcaktuar masat e sigurisë dhe janë caktuar rrugët të cilat tifozeritë do të kalojnë gjatë marshimit të tyre. Qëllimi është të parandalojnë përleshje në rrugë. Pritet që në këtë ndeshje të jenë rreth 15 mijë tifozë në stadium.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH