Sport

“Ronaldo ka marrë fund! Portugalia nuk varet më prej tij”, Joan Cancelo e thotë troç

Shkruar nga Liberale

“Ronaldo ka marrë fund! Portugalia nuk varet më prej tij”,

Portugalia ka krijuar një grup lojtarët mjaft të mirë dhe me kualitet, teksa shihet edhe si favorite në Euro 2024.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez ka në ekip yje si, Cristiano Ronaldo, Rafael Leao, Joao Felix, Joao Cancelo dhe shumë të tjerë.


Teksa është pikërisht ky i fundit që ka bërë një deklaratë të bujshme.

Cancelo ka thënë se pavarësisht se CR7 është një lojtar i rëndësishëm, karriera e një futbollisti është nga mosha 25-32 vjec. Madje shton se Portugalia nuk varet nga Ronaldo.

“Cristiano është një lojtar i rëndësishëm dhe ka kaluar 15 vite duke garuar me Lionel Messin për ‘Topin e Artë’. Por maja e karrierës së një futbollisti është mes moshës 25 dhe 32 vjeç. Ne nuk varemi terësisht te ai”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës dhe Portugalisë, Joao Cancelo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH