Sport

“Ringjallet” Kylian Mbappe, Reali fiton me poker në shtëpi dhe parakalon Barcelonën në renditjen e La Ligas

Shkruar nga Liberale

“Ringjallet” Kylian Mbappe, Reali fiton me poker në shtëpi

Real Madrid ka arritur një fitore tepër të rëndësishme në kampionat, duke tiumfuar 4-2 kundër Sevillas brenda në shtëpi.

Sfida e vlefshme për javën e 19-të të La Liga nisi mjaft mirë për kampionët e Spanjës, të cilët kaluan në avantazh me anë të një supergoli të Kylian Mbappe në minutën e 10’, i cili ka treguar në ndeshjet e fundit se është “ringjallur”.

Por “Los Blancos” nuk u mjaftuan këtu, të cilët shënuan golin e dytë me anë të Valverde në minutën e 20’, ndërsa pas 14 minutash rrjetën e tundi edhe Rodrygo.

Miqtë reaguan menjëherë pas një minute, duke shkurtuar shifrat me anë të Romeros, teksa në pjesën e dytë ishte Brahim Diaz ai që kompletoi “pokerin” falë një asisti të Mbappes.

Goli i Lukebakios në minutën e 86’ vlejti vetëm për statistikë, teksa skuadra e Ancelottit arriti një tre-pikësh tejet të rëndësishëm në garën për t’u shpallur kampion.

Kështu Reali parakalon Barcelonën në renditje, duke u ngjitur në vendin e dytë me 40 pikë, një më pak se Atletico kryesues, teksa të dyja ekipet e Madridit kanë nga një ndeshje për të luajtur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH