Egnatia mposhti 1-0 Tiranën në sfidën që çeli javën e 12-të. Një gol i Edison Ndrecës në fundin e pjesës së parë vendosi fatin e këtij takimi.
Egnatia “ringjallet” në kampionat dhe pas 3 ndeshjeve radhazi pa fitore, merr tre pikët në Rrogozhinë përballë Tiranës.
Tirana është munduar të reagojë, por pa arritur që të evitojë humbjen në këtë transfertë. Kjo ishte humbja e dytë radhazi për bardheblutë (5 javë pa fitore, vetëm 2 pikë të grumbulluara në këtë periudhë), që tashmë e shohin veten në një pozicion kritik në tabelën e klasifikimit (11 pikë pas 12 javësh).
Egnatia merr një fitore të çmuar dhe momentalisht ngjitet në vendin e dytë në klasifikimin në kuotën e 19 pikëve.