Sport

Reali KONFIRMON dëmtimin e Mbappes, në RREZIK kompeticioni i FIFA-s për klube

Shkruar nga Liberale

Reali KONFIRMON dëmtimin e Mbappes, në RREZIK kompeticioni i FIFA-s

Real Madrid ka konfirmuar dëmtimin e Kilian Mbape, i cili u zëvendësua në ndeshjen me Atalantën.

Ylli u sulmit ka një dëmtim në këmbën e majtë, për të cilin klubi nuk jep detaje për rikthimin, por koha e rikuperimit mendohet të jetë 10 ditë.

Mbape rrezikon kështu seriozisht pjesëmarrjen në Kupën Interkontinentale ku Reali përfaqëson Europën. Kujtojmë se ndeshja e parë për madrilenët luhet të mërkurën e ardhshme dhe koha nuk premton.

Pavarësisht dëmtimit, francezi me shumë gjasa do të udhëtojë me skuadrën në Katar. Atje do të vlerësohet gjithçka nga stafi mjekësor, për t’i dhënë mundësinë e aktivizimit Ançelotit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH