Sport

Qesharake/ Neymar reagon “si kalama” pas fitimit të titullit me Al-Hilal

Shkruar nga Liberale

Qesharake/ Neymar reagon “si kalama” pas fitimit të titullit me

Neymar JR befasoi të gjithë kur në verën e vitit të kaluar vendosi të largohet nga PSG për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite te skuadra Al-Hilal.

Megjithatë sulmuesi brazilian ishte i pafat, psi u lëndua në fillim të edicionit dhe do të mbetet edhe për disa javë jashtë fushave të blerta.

32-vjeçari ka zhvilluar vetëm pesë ndeshje me Al Hilal, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në tre të tjerë.

Megjithatë ai tanimë ka fituar trofeun e parë me skuadrën arabe, ku Al-Hilal fitoi Superkupën e Arabisë Saudite pasi mposht Al Ittihad në finale me rezultat 4-1.

Reagimi i tij pas trofeut të parë me Al Hilal ka bërë bujë të madhe pasi ka qenë shumë qesharak.

“Ashtu si në shkollë, grupi juaj bën të gjithë punën dhe ju merrni notën”, tha Neymar pasi fitoi Superkupën e Arabisë Saudite me Al Hilal.

Braziliani është lënduar që nga mesi i tetorit, duke bërë vetëm pesë paraqitje për skuadrën saudite deri më tani dhe asnjëra prej tyre nuk erdhi në Superkupë, megjithatë ai mori medaljen e tij.

Pavarësisht frikës fillestare se 32-vjeçari do të duhej të tërhiqej pas lëndimit të rëndë, Neymar planifikon të fillojë të luajë sërish për Al Hilal në fund të prillit ose majit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH