Sport

Publikohen FORMACIONET/ Shqipëria zbret në fushë përballë Kilit

Shkruar nga Liberale

Publikohen FORMACIONET/ Shqipëria zbret në fushë

Të gjithë janë kurioz për të parë se si do të rreshtohen kuqezinjtë në këtë përballje.

Duket se braziliani Sylvinho nuk ka ndërmend të ndryshojë dhe të heqë dorë nga formacioni që na çoi deri në finalet e europianit ose pothuajse, pasi në sulm është një debutues me trajnerin Brazilian dhe një i rikthyer nën ngjyrat kuqezi.

Në portë  Strakosha, ndërkohë që reparti i mbrojtjes mbetet ai me Gjimshitin dhe Mihajn në qendër në mungesë të Ismajlit, ndërkohë që nga krahët janë po ata, Mitaj dhe Hysaj. Përpara tyre do të jetë një tjetër dyshe e pandryshuar me Ramadanin dhe Asllanin dhe Bajramin, për të kaluar tek treshja përpara që janë Asani, Seferi dhe në majë të sulmit i rikthyer Manaj.

 

Publikohen FORMACIONET/ Shqipëria zbret në fushë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH