Sport

PSG nuk ka rivalë në kampionat, Mbappe shënon sapo futet nga stoli

Shkruar nga Liberale

 

PSG nuk ka rivalë në kampionat, Mbappe shënon sapo futet nga

 

 

PSG ka shënuar fitoren e radhës në Ligue 1, teksa duket sikur nuk ka rivalë në kampionat!

Kampioni në fuqi i Francës triumfoi në transfertë me rezultatin e pastër 0-2 ndaj Nantës në duelin e vlefshëm në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit francez. 


PSG e nisi ndeshjen pa yllin kryesor, Kilian Mbape, i cili ee nisi sfidën nga stoli.  Ky i fundit njoftoi ditë më parë se do të largohet nga “Parku i Princave” në fund të këtij edicioni.

PSG nuk ka rivalë në kampionat, Mbappe shënon sapo futet nga

Lukas Hernandez kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 60-të të ndeshjes. Dy minuta më pas, Kilian Mbape u inkuadrua në lojë, teksa në minutën e 78-të shënon gol nga penalltia. 

 

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e parë, 14 më shumë se Nisë në vendin e dytë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH