Sport

PROFIL/ Vajza ‘e artë’ e Holandës, një model frymëzimi për suksesin e vërtetë

Shkruar nga Liberale

PROFIL/  Vajza ‘e artë’ e Holandës, një model

Mbetet e diskutueshme nëse kampionët lindin apo bëhen përmes disiplinës dhe punës. Shumica e studimeve megjiithatë tregojnë se duhet të ndërthuren të dyja. Kampionët duan mjedisin e tyre, terren të përshatshëm, që ua sigurojnë përgjithësisht kombet e mëdha. Kombet e mëdha janë ato që përmes zhvillimit të talentit bëjnë diferencën me të tjerët.

E tillë është Holanda, edhe kampionia e saj, Sharon van Rouwendaal e cila u bë sot notarja e parë që fitoi dy tituj olimpikë në 10 mijë metra. Ajo fitoi medaljen e artë me një mbyllje spektakolate, garë e zhvilluar në lumin Senë.

PROFIL/  Vajza ‘e artë’ e Holandës, një model

Njëzet e katër femra garuan në lumë nga Pont Alexandre III me atleten holandeze që mori në fund kryesimin deri në mbyllje të xhiros së dytë përpara Moesha Johnson të Australisë dhe çiftit italian Ginevra Taddeucci dhe Giulia Gabbrielleschi

Johnson kaloi para Van Rouwendaal për të udhëhequr gjysmën e parë të rrugës, ndërsa holandezja e kishte ndërtuar strategjinë në mënyrë perfekte duke bërë diferencën në fund. Van Rouwendaal ruajti energjitë dhe nxitoi në metrat e fundit për triumfin olimpik të medaljes së artë.

Të pranishmit ishin dëshmitarë të historisë pasi asnjë notar tjetër – mashkull apo femër – nuk e ka fituar dy herë titullin olimpik në ujëra të hapura, por të enjten e 8 gushtit 2024 në mëngjes Van Rouwendaal i shtoi arin kurorës së radhës të njëjtës që ajo ngriti në Rio 2016.

Me medaljen e argjendtë në Tokio 2021, ajo u bë gjithashtu atletja e parë që fitoi tre medalje në tre turne tadhazi, madje një më shumë se Thomas Lurz i Gjermanisë, i cili kishte fituar argjendin në Londër 2012 dhe bronzin katër vjet më parë në Pekin.

Për përmirësimin nga argjendi në të artë, ajo tha: “Doja ta bëja, kështu që llogarita nëse do të kisha një medalje kurse Ana Marcela (Cunha) nuk merrte një tjetër.  Dhe mendova, ‘nëse e rifitoj, atëherë do të kem tre medalje radhazi, dhe më pas këto vajza duhet ta bëjnë atë në tetë vjet për të më mundur mua.’ Kjo kërkon shumë përkushtim sakrificë dhe dhimbje.”

PROFIL/  Vajza ‘e artë’ e Holandës, një model

Sharon van Rouwendaal mori medaljen e dytë të artë olimpike për femra në maratonën 10 km dhe është kthyer në një model frymëzimi dhe krenarie për vajzat e Holandës dhe të mbarë botës të cilat ëndërrojnë të bëhen një ditë kampione si ajo. 30-vjeçarja Van Rouwendaal tani është konfirmuar si një nga sportistet më të suksesshme botërore, pasi mori medalje në tre Lojëra Olimpike radhazi si kampionja e vitit 2016 në Brazil, mori medaljen e argjendtë në Tokio, dhe sërish të artë në Paris, duke e shndërruar atë në notaren me rezultatet më të mira në historinë e Lojërave Olimpike.

Notarja përshkruajti distancën e 10 kilometrave në dy orë, tre minuta dhe 34.2 sekonda, 5.5 sekonda përpara Johnson. Ginevra Taddeucci fitoi medaljen e bronztë për Italinë, pasi regjistroi kohën 2 orë 3 minuta e 42 sekonda. Është vullneti i një kampioneje të vërtetë e cila na mëson se suksesi nuk vjen rastësisht. 
Përgatiti: Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH