Sport

Presidenti i La Ligës qënka fans i Real Madrid? Ai e deklaron me zë dhe figurë

Shkruar nga Liberale

Presidenti i La Ligës qënka fans i Real Madrid? Ai e deklaron me

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka pranuar hapur se mbështet Real Madridin në një intervistë për Expansion.

Ky fakt dihej prej kohësh, por tashmë është konfirmuar publikisht për herë të parë.

Tebas e ka zbuluar këtë detaj teksa ka komentuar thashethemet e transferimit të Kylian Mbappe në Real.

“Së pari dhe më e rëndësishmja, po i them të gjitha këto, pasi jam tifoz i Real Madridit. Është një transferim i jashtëzakonshëm, Mbappe është një nga futbollistët më të mirë në botë”, deklaroi fillimisht ai.

“Nuk mund të them se është më i miri sepse mendoj se Bellingham është më i miri dhe prapa tij është Vinicius”.

“Mbappe është një nga futbollistët më të mirë në botë, kështu që ne duhet të jemi të lumtur sepse një lojtar i tillë po vjen në ligën tonë. E di që Real Madrid ka në plan të sigurojë nënshkrimin e tij pavarësisht shqetësimit dhe padurimin e mediave. Ata e bënë këtë në një kohe e mirë”, ka shtuar më tej Tebas.

Kujtojmë, Mbappe po kalon te Real Madridi në verë si lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me PSG-në. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH