Ekipi kuqezi ka kryer dhe seancën e fundit stërvitore, në vigjilje të ndeshjes me Çekinë, pas së cilës Sylvinho do të zgjedhë dhe formacionin që do të hedhë në fushë mbrëmjen e 16 nëntorit.
Gjatë stërvitjes, u pikas dhe ish-mesfushori i Kombëtares, Klaus Gjasula, që vetëm disa muaj më parë vendosi të tërhiqej nga ekipi kuqezi.
Ai erdhi për një “vizitë” në fushën e “Arenës Kombëtare”, aty ku u takua me trajnerin Sylvinho, stafin e trajnerit brazilian dhe pjesën tjetër të skuadrës.
Nesër në mbrëmje, ora 20:45, kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çeke, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.