Sport

Posterët zyrtarë të Lojërave Olimpike Paris 1924... dhe tani pas 100 vjetësh

Shkruar nga Liberale

Posterët zyrtarë të Lojërave Olimpike Paris 1924... dhe tani

Posterat për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024 janë zbuluar në Musée d'Orsay në Paris, në muajin mars. “Është një moment i ri, kyç në historinë e Parisit 2024”, tha presidenti i Paris 2024, Tony Estanguet mbie eventin më të madh sportiv në botë. “Ne jemi përpjekur të jemi ndryshe dhe të imagjinojmë postera që duken si ne, postera që shkojnë përtej një logoje të thjeshtë."

Paris 2024 punësoi ilustruesin francez Ugo Gattoni, i njohur për stilin e tij të gjallë, për të dizajnuar posterat. Ai shpenzoi një total prej 2,000 orë duke krijuar dy postera që do të përfaqësojnë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike Paris 2024.

Posterët zyrtarë të Lojërave Olimpike Paris 1924... dhe tani

Ato paraqesin një lloj utopie fantastike të Art Deco të Parisit, në të cilën monumentet e njohura (Kulla Eifel, Sena, Harku i Triumfit...) dhe simbolet janë të pranishme brenda një peizazhi gazmor dhe plot ngjyra – ai që i bën jehonë sloganit të lojërave. "Lojëra të hapura".

"Ugo është i njohur për universin e tij plot ngjyra dhe argëtues," shtoi Estanguet. "Ne kishim nevojë për atë univers. Ishte e rëndësishme që këta postera të mund të jetonin vetë, veçmas - një poster olimpik dhe një paraolimpik - por gjithashtu që ata të mund të jetonin së bashku."

Posterët zyrtarë të Lojërave Olimpike Paris 1924... dhe tani

Në të vërtetë, në frymën e barazisë, Paris 2024 zgjodhi të mos bënte një dallim midis Olimpiadës dhe Paraolimpikës në hartimin e posterave zyrtarë. Ato paraqiten si diptik – të parë të pavarur por edhe të grupuar së bashku.

Posterat shfaqen prej muajit mars në billborde në të gjithë Parisin.

Sakaq, Parisi i rikthehet Lojrave Olimpike pas një shekulli (viti 1924).

Posterët zyrtarë të Lojërave Olimpike Paris 1924... dhe tani

Në vitin 1924, posteri zyrtar i Lojrave Olimpike. Ky poster tregon atletë gjysmë të zhveshur, kujtim i Antikitetit, duke bërë përshëndetjen olimpike. Në sfond, flamuri i Republikës Franceze dhe në plan të parë, gjethet e palmës, simbolet e fitores.

Posterët zyrtarë të Lojërave Olimpike Paris 1924... dhe tani

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH