Sport

Pogradeci shpallet kampion i Kategorisë së Dytë, mundi me shifrat përfundimtare 0-1 Valbonën

Shkruar nga Liberale

Pogradeci shpallet kampion i Kategorisë së Dytë, mundi me shifrat

Pogradeci ka arritur të fitojë finalen e Kategorisë së dytë, duke mundur me shifrat përfundimtare 0-1 Valbonën dhe në këtë mënyrë, shpallet kampion i Kategorisë së Dytë.

Golin e vetëm për pogradecarët e shënoi Danladi në minutën e 64-t, duke u bërë në një farë mënyre edhe heroi i të tijve. Një arritje e madhe për klubin, që zhvilloi një sezon fantastik nën drejtimin e trajnerit Samuel Nikaj që u shpërblye në fund edhe me trofeun e Kategorisë së Dytë.

Një sezon mjaft të mirë zhvilluan edhe tropojanët, që edhe pse humbën dhe nuk arritën të fitonin dot trofeun, përsëri kanë dalë të parët të Grupit A dhe e kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin tjetër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH