Sport

Pochettino konfirmon qëndrimin e Brojës: Në sulm na mbulon Armando!

Shkruar nga Liberale

Pochettino konfirmon qëndrimin e Brojës: Në sulm na mbulon

Trajneri i Chelsea-s, Mauricio Pochettino, tha se ka zhvilluar bisedime me pronarët e klubit për të diskutuar në lidhje me merkaton e janarit.

Tekniku argjentinas ka lënë të kuptohet se skuadra e tij do të ndërhyjë në merkato, por jo në repartin e sulmit teksa ka besim në kontigjentin aktual të lojtarëve.

“Ne po vlerësojmë skuadrën aktuale, si gjithmonë. Ne patëm një bisedë me pronarët dhe drejtorin sportiv dje dhe sot. Ne po kërkojmë, ashtu si edhe ekipet e tjera, mundësitë që do të ofrojë merkato e janarit. Gjithçka shkoi mirë në këto takime, ne mbajmë gjithmonë një marrëdhënie të mirë”, tha trajneri argjentinas.

Me Christopher Nkunku të lënduar përsëri dhe Nicolas Jackson të larguar në Kupën e Kombeve të Afrikës, Pochettino hodhi poshtë sugjerimet që Chelsea duhet të nënshkruajë me një sulmues.

“Jam shumë i lumtur sepse kemi Armando Brojën dhe Cole Palmer që mund të luajnë në pozicionin e sulmuesit. Ne kemi nevojë për linjën tonë të dytë të lojtarëve sulmues për t’u rritur dhe për të shënuar gola. Unë jam shumë pozitiv dhe i lumtur me skuadrën”, deklaroi strategu argjentinas.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH