Sport

Pjesa e parë përfundon me përmbysje/ Real Madridit kthen lojen brenda dy minutave ndaj Man Cityt

Shkruar nga Liberale

Pjesa e parë përfundon me përmbysje/ Real Madridit kthen lojen

Real Madridi po avancon me rezultat 2-1 pas pjesës së parë në sfidën ndaj Manchester Cityt e cila po zhvillohet në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Të parët që kaluan në avantazh ishin mysafirët që shënuan përmes Bernardo Silvës në minutën e dytë të takimit.

Portugezi shfrytëzoi shumë mirë hutinë e portierit Lunin për të shënuar nga goditja e dënimit për rezultatin 1-0.

Pas golit të pësuar Real Madridi mori iniciativën, ku eventualisht ia doli që të përmbysë epërsinë e “Qytetarëve”.

‘Los Blancos’ shënuan dy gola të shpejtë për të mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale.

Fillimisht ishte Eduardo Camavinga (12’) i cili shënoi për rezultatin 1-1 falë edhe ndihmës nga Ruben Dias i cili devijoi topin.

Menjëherë në aksionin e radhës madrilenët ja dolën që të shënojnë edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të brazilianit Rodrygo i cili u asistua nga Vinicius Junior për rezultatin 2-1.

Duke marrë parasysh ritmin e lartë që e përcolli këtë ndeshje në pjesën e parë, mund të jemi të sigurt se edhe pjesa e dytë do të jetë një spektakël.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH