Sport

FOTO/ Për “inatin” e Partizanit dhe të Olsi Ramës? Meta feston me rrogozhinasit pas fitores së Egnatias!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Për “inatin” e Partizanit dhe të Olsi Ramës?

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot mysafir special në stadiumin e Rrogozhinës ku bëri tifo për Egnatian, në fitoren 2-1 ndaj Partizanit.

Nuk dihet nëse kjo simpati e hapur e Metës me rrogozhinasit lidhet për shkak se Partizani është drejtuar tërë këto vite nga vëllai i kryeministrit, Edi Rama. Gjithsesi, kryetari i partisë së Lirisë dha këtë shpjegim:

“Me tifozët më simpatikë të Egnatias, sonte pas ndeshjes, me ngjyrat e flamurit të ekipit të tyre që ngjasojnë aq shumë me të CelticFC!“ , - tha Meta pas ndeshjes

FOTO/ Për “inatin” e Partizanit dhe të Olsi Ramës?

Në "Arena Egnatia" vendasit e Edlir Tetovës ishin më mirë në fushë, duke mundur 2-1 Partizanin. Sfida u vendos në pjesën e parë, teksa për Egnatian shënoi dopietë Montenegro në minutat 15-të dhe 31. Skuka në të 80 shkurtoi shifrat, me golin e dibranit që në fund vleu sa për statistika.
Me 57 pikë Egnatia është në krye të tabelës, ndërsa Partizani me 48 pikë vijon në vendin e tretë. Kujtojmë se pas fundit të 36 javëve, elita e vendit i drejtohet "Final 4", me katër ekipet e para që do garojnë për titullin kampion dhe vendet e tjera në Evropë në mini-turneun që do zhvillohet në "Air Albania".

FOTO/ Për “inatin” e Partizanit dhe të Olsi Ramës?

Në Rrogozhinë, Meta takoi edhe ekipin lushnjar.

"I lumtur të takoja në stadiumin e Egnatias ekipin e të rinjve të Lushnjës.

Lushnja e meriton rikthimin e fuqishëm në SuperLigë si atëherë kur student unë komentoja nga stadiumi i këtij qyteti "Traktorin" e Banos dhe Malkos.Shumë shpejt do të shkoj të ndjek një ndeshje të çunave në Lushnjë.Egnatia është kthyer në frymëzim edhe për ata!"- tha Meta.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH