Sport

Pas tri dekadave martesë vjen divorci i papritur i Pep Guardiolës, zbulohet MOTIVI

Shkruar nga Liberale

Pas tri dekadave martesë vjen divorci i papritur i Pep Guardiolës,

Sipas mediave spanjolle, trajneri i Manchester City FC, 53 vjeç, dhe gruaja e tij stiliste, 52 vjeçe, të cilët kanë qenë së bashku për tre dekada, kanë vendosur të ndahen, por botimi spanjoll Sport raporton se marrëdhënia e tyre mbetet "e përzemërt, e qëndrueshme dhe miqësore".

Edhe pse lajmi për ndarjen u publikua vetëm së fundmi, çifti ngriti disa dyshime disa vite më parë kur u raportua se kishin filluar të jetonin të ndarë.


Vendimi i Guardiolës për të rinovuar me Man City është arsyeja kryesore që solli divorcin me gruan e tij.

Kontrata e 53-vjeçarit, me City, do të skadonte në fund të sezonit, por ai ra dakord për një zgjatje 2-vjeçare në nëntor të vitit 2024.

Guardiola tha se nuk mund të largohej nga klubi pasi pësoi katër humbje radhazi për herë të parë në karrierën e tij si trajner.

Gazetaret spanjolle të Showbizit Lorena Vazquez dhe Laura Fa e kanë lidhur zgjatjen e kontratës së tij në Premier League me ndarjen e çiftit. Ato ofruan një pasqyrë të brendshme rreth divorcit të papritshëm të çiftit.

Thuhet se Cristina i habiti të afërmit e çiftit kur nuk u kthye në Manchester siç pritej në shtator pas pushimeve verore.

Brazilianja 52-vjeçare u kthye në Barcelonë në vitin 2019 për t’u fokusuar në interesat e saj të biznesit në butikun e saj të familjes Serra-Claret.

“Gruaja e trajnerit katalanas thuhet se e fajësoi atë për përpjekje të tepërt në projektin e tij profesional dhe ndjeu nevojën për t’u larguar nga Manchesteri”, tha Vazquez.

“Gjatë festave të Krishtlindjeve, të dy qëndruan në Barcelonë dhe madje u panë duke shijuar kohën së bashku, por vendimi i Guardiolës për të rinovuar kontratën e tij me Manchester Cityn bëri që Cristina të thoshte mjaft”, shtoi Vazquez.

“Sipas raportimeve, familja kishte vendosur që kohës së tyre në Angli po i vinte fundi dhe se jeta e tyre e re ishte në Emiratet e Bashkuara Arabe.”

“Konfirmimi se Pep do të qëndronte te Citizens deri në vitin 2027 përfundoi duke thyer atë që tashmë ishte plasaritur.”, përfundoi Vazquez.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH