Sport

Pas largimit të Uzunit, Silvinjo shqtësohet nga një tjetër titullar, situata te kuqezinjtë

Shkruar nga Liberale

Pas largimit të Uzunit, Silvinjo shqtësohet nga një tjetër

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka vazhduar stërvitjet në Shqipëri për ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë. Por trajneri Silvinjo nuk do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët që kishte grumbulluar për këtë sfidë.

Myrto Uzuni, i cili kishte munguar në stërvitjen e djeshme për shkak të problemeve me mbingarkesën muskulore, nuk do të jetë i gatshëm për duelet.


Rikuperimi i lojtarit në një kohë të shkurtër mund të penalizonte më tej futbollistin në vijimin e sezonit dhe për të mos rrezikuar një dëmtim tjetër, i është dhënë lejë që të kthehet në Spanjë dhe rikuperohet pranë klubit të Granadës.

Ndërkohë në stërvitjen e sotme nuk ka marrë pjesë as portieri Etrit Berisha, i cili ka probleme me një dëmtim të lehtë muskulor në gjoks. Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, ata janë të gatshëm dhe kanë marrë pjesë rregullisht në stërvitje nën urdhrat e Silvinjos.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH