Sport

Pas diagnostikimit me kancer, ish-trajneri i Anglisë realizon “ëndrrën”, do të drejtojë Liverpulin në…

Shkruar nga Liberale

Pas diagnostikimit me kancer, ish-trajneri i Anglisë realizon

Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Erikson i shtangu të gjithë përpara një muaj, kur zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer dhe se nuk do të jetonte për shumë gjatë.

Në një intervistë për “The Sun”, 75-vjeçari suedez u shpreh se i vjen keq që nuk realizoi kurrë ëndrrën e tij, për të drejtuar Liverpulin.

Gjithsesi klubi i kuq ka zgjedhur që këtë ëndërr t’ia bëjë realitet, me “Reds”-at që do të zhvillojnë një sfidë miqësore për bamirësi mes legjendave të veta dhe atyre të Ajaksit më 23 mars.

Dhe pikërisht në këtë takim, klubi ka zgjedhur që skuadrën e legjendave të Liverpul ta drejtojë pikërisht Erikson.

“Ne jemi të lumtur t’iu konfirmojmë që Sven-Goran Erikson do të jetë pjesë e stafit drejtues të Legjendave të Liverpul në ndeshjen kundër Legjendave të Ajaks në ‘Anfield’ më 23 mars”, shkruan klubi gjigand anglez.

Erikson ka shpenzuar 42 vite si trajner dhe çoi Anglinë në çerekfinalet e Botërorëve të 2002-shit dhe 2006-ës, dhe gjithashtu në çerekfinalet e “Euro 2004”. Suedezi ka drejtuar gjithashtu klube si Mançester Siti dhe Leistër në Angli, teksa suksesin më të madh e ka pasur me Lacion, duke fituar 7 trofe, përfshirë titullin kampion të Seria A, në vitin 2000.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH