Sport

Pas 14 ndeshjesh vjen disfata e parë për Florian Markun, mundet në Londër

Shkruar nga Liberale

Pas 14 ndeshjesh vjen disfata e parë për Florian Markun, mundet

Florian Marku në një ndeshje dramatike është mundur nga britaniku Chris Kongo në duelin për titullin IBO Intercontinetal Welter.

Marku regjistroi sot humbjen e tij të parë në ringun profesionist, pas 14 ndeshjeve.

10 raunde ishin thuajse të barabartë, ndërsa një goditje Marku e mori në raundin e tetë, teksa arbitri e ndëshkoi me faull për goditje të kundërshtarit pas koke.

Chris Kongo, i cili ishte më i gjatë, shpesh tentonte të lidhej me Markun për të fituar kohë dhe për të kaluar momentet e tij të vështira.

Pas 13 fitoresh dhe një barazimi, në përballjen e mbrëmjes së sotme në Londër vjen edhe humbja e parë në karrierë për Markun, me vendim unanim me pikë në favor të rivalit të tij.

Gjyqtarët e ndeshjes vendosën 96-94, 96-93, 98-92 në favor të Kongos.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH