Sport

Partizani vazhdon të mbajë rekorde kundër Tiranës, pa humbje në gjashtë përballjet e fundit mes tyre

Shkruar nga Liberale

 

Partizani vazhdon të mbajë rekorde kundër Tiranës, pa humbje

 

Partizani konfirmon supermacinë e tij në derbi dhe vijon ecurinë pa humbje në një seri prej plot 6 përballjesh ndaj Tiranës.

 

Humbja e fundit ndaj Tiranës daton më 2 tetor 2022, kur Xhixha shënoi dy gola. Që atëherë, Partizani ka mbajtur fortë derbin, duke fituar katër beteja dhe barazuar dy të tjera. Kështu klubi i të kuqve vazhdon ecurinë e tyre të pamposhtur dhe shpresojnë të afrohen rekordit të tyre të madh, i cili është vendosur disa vite më parë me një periudhë prej mbi 5 vitesh pa humbur ndaj rivalit të tyre, Tiranës.

Ndërkaq, ky ishte derbi i 16-të ku nuk shënohen më shumë se 3 gola. Por ky i fundit pati një bukuri të vecantë, pasi u arrit me një përmbysje dhe kishte një dinamikë të madhe, veçanërisht në pjesën e parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH