Sport

Partizani triumfon ndaj Vllaznisë, merr vendin e parë, në pritje të Dinamos

Shkruar nga Liberale

Partizani triumfon ndaj Vllaznisë, merr vendin e parë, në pritje

Partizani triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligë.

Të kuqtë ngjiten në krye të renditjes, në pritje të përballjes Dinamo-Egnatia.

Në krahun tjetër, Vllaznia vinte me mungesa të shumta në këtë takim, diçka që ndikoi edhe në lojë.

Partizani e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh pas vetëm 2 minutave lojë. Cara shfrytëzoi në maksimum një asist të marrë nga Rrapaj dhe ia doli të mposhtë portierin Jukaj, për të zhbllokuar sfidën.

Në minutën e 63-të, ishte Arinaldo Rrapaj, i cili me një supergol dyfishoi shifrat, duke vulosur ndeshjen në 2-0.
Me këtë fitore, Partizani mban vendin e parë me 33 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e tretë me 31 pikë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH