Sport

PARIS 2024/ Shqipëria merr medaljen e dytë në histori, Kosova kthehet me medaljen e 5-të (dhe me sportistët e përgatitur prej saj)

Shkruar nga Liberale

PARIS 2024/ Shqipëria merr medaljen e dytë në histori, Kosova

Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, kanë arritur t’ia sigurojnë Shqipërisë dy medalje olimpike në Olimpiadën e Parisit.

Dy sportistët i kanë fituar çmimet në sportin e mundjes.

Valiev ka fituar më 10 gusht, duke ia siguruar Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori, ndërsa Dudaev e ka siguruar medaljen pas fitores më 11 gusht.

PARIS 2024/ Shqipëria merr medaljen e dytë në histori, Kosova

Shqipëria ka garuar këtë herë në Olimpiadë me tetë sportistë. Të dy sportistët që siguruan medaljet janë rusë të natyralizuar në shqiptarë.

PARIS 2024/ Shqipëria merr medaljen e dytë në histori, Kosova

Valiev ka prejardhje prej rajonit të Osetisë, ndërsa Dudaev ka prejardhje çeçene. Kosova, gjithashtu, i ka siguruar dy medalje olimpike në këtë Olimpiadë.

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medalje të argjendtë, ndërsa xhudistja tjetër Laura Fazliu ka fituar një medalje të bronztë.

Shtatë sportistët tjerë i kanë përfunduar garat pa çmime. Në total Kosova i ka pesë medalje olimpike.

Lojërat Olimpike kanë nisur më 26 korrik, ndërsa përfundojnë në mbrëmjen e 11 gushtit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH