Sport

Paris 2024/ Mundësi rus ishte shpresa e madhe për medaljen e parë, Shqipëria mbetet duarbosh edhe në Paris   

Shkruar nga Liberale

Paris 2024/ Mundësi rus ishte shpresa e madhe për medaljen e

Aman Sehrawat i Indisë mundi Zelimkhan Abakanov të Shqipërisë me një epërsi teknike 12-0 në çerekfinalen e mundjes në Olimpiadë. Ndeshje e vlefshme për peshat 57 kg për meshkuj të enjten në Lojërat Olimpike Paris 2024, u mbyll me humbjen e mundësit rus i natyralizuar në shqiptar.

Zelimkhan Abakanov ishte shpresa e madhe e Shqipërisë për medaljen e parë, në një olimpiadë. Pas humbjes, ekipi olimpik shqiptar, thuajse nuk ka asnjë shans të ktehet nga Parisi me medalje.  

Fitorja ndaj Abakanov të Shqipërisë në çerekfinale i siguroi Amanit një shans për të garuar në një ndeshje për medalje.

Aman Sehravat nga India fitoi më herë edhe me mundësin Vadimir Egorov të Maqedonisë së Veriut.

Fitorja i siguroi Amanit një shans për të garuar në një ndeshje për medalje. Ai do të përballet me Rei Higuchi të Japonisë të enjten në katërshen e fundit. Një fitore ndaj japonezit të parë do t'i sigurojë atij të paktën medalje argjendi. Nëse humbet, do të garojë në meçin për medalje bronzi.

Do të ishte historike, nëse mundësi rus i natyralizuar në shqiptar, do të arrinte zonën e medaljeve.

Shqipëria nuk ka siguruar ende një medalje, në tërë historinë e olimpiadave. Suksesi më i madh i vendit tonë, në një olimpiada është titulli kampin bote i peshëngritësit Ymer Pampurit në Mynih 1972. Sipas rregullores së asaj kohe, Pampuri fitoi titullin kampion bote. Kurse në Sidnei 2000, Ilir Suli doli i pesti në botë.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH