Koha e Kylian Mbappe te Realit i Madridit ka qenë larg udhëtimit të qetë që shumëkush priste. Ylli francez, i cili iu bashkua klubit verën e kaluar si pjesa e fundit e një skuadre fituese të titullit, tani po përballet me kritika në rritje për paraqitjet e tij.
Interesant është fakti se ky nuk është një shqetësim i ri, pasi në shtator, një personazh i njohur kishte paralajmëruar sfida të tilla. Dhe ai ishte Kristiano Ronaldo. Gjatë një interviste, portugezi shprehu dyshime se si Mbape do të përshtatej me presionin e të luajturit për Realin e Madridit.
Ai përmendi se klubi madrilen është një nivel tjetër në krahasim me PSG-në dhe nuk ishte i sigurt se si Mbape do t’i përballonte sforcot mendore për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
“Do të shohim nëse mendja e Mbappesë do të jetë mjaftueshëm e qetë dhe e aftë për të përballuar presionin në Madrid. Reali nuk është PSG-ja. Mbape iu bashkua një skuadre që me të duhet të jetë teorikisht më e fortë. Sa shanse ka të ndodhë kjo nuk e dimë. Mendoj se Reali i Madridit do të mbetet i fortë, por nuk e di nëse do të jetë më i mirë sesa vitin e kaluar. Vetëm Zoti e di”, deklaronte CR7.
Tani, teksa po zhvillohen betejat e Mbappesë, komentet e Kristianos duket se po bëhen më aktuale se kurrë. Presioni i të luajturit për një klub si Reali, me historinë e tij të pasur dhe pritshmëritë e larta, duket se po ndikojnë në paraqitjet e Mbappesë.