Sport

Parashikimi i Messit/ Këta lojtarë do të fitojnë Topin e Artë në të ardhmen

Shkruar nga Liberale
Parashikimi i Messit/ Këta lojtarë do të fitojnë Topin e

Lionel Messi ka zgjedhur katër lojtarët që ai mendon se mund të fitojnë Topin e Artë, por ylli i Real Madridit, Jude Bellingham është shpërfillur nga argjentinasi.

Messi ka fituar Topin e Artë për herë të tetë në Paris në tetor të vitit të kaluar, duke u votuar si lojtari më i mirë në botë nga 100 gazetarë.

Ai mposhti në këtë garë Erling Haalandin dhe ish-bashkëlojtarin e tij tek PSG-ja, Kylian Mbappe, duke u bërë lojtari i dytë më i vjetër që e fiton këtë çmim në moshën 36-vjeçare.

“Lojtarët që do të konkurrojnë për Topin e Artë në të ardhmen? Mund të ketë një rivalitet të bukur në vitet në vazhdim me lojtarë si Haaland, Mbappe, Vinicius dhe shumë lojtarë të tjerë që do të konkurrojnë për Topin e Artë”.

“Unë mendoj gjithashtu se edhe Lamine Yamal, i cili është ende shumë i ri dhe tani luan për Barcelonën, do të luajë një rol të rëndësishëm dhe do të luftojë për të në të ardhmen gjithashtu, dhe me shumë mundësi do të ketë edhe lojtarë të tjerë që do të konkurrojnë, lojtarë të rinj që nuk e dimë se nga do të shfaqen, sepse ka gjithmonë lojtar të rinj, dhe unë mendoj se do të jetë një epokë shumë e bukur për tu shijuar”, ka thënë Messi për L’Equipe.

Çuditërisht, Jude Bellingham nuk ishte në mendimet e Messit ndonëse fitoi trofeun ‘Kopa’ dhe përfundoi i 18-ti në listën e Topit të Artë.

20-vjeçari po shijon një sezon të shkëlqyer me Real Madridin këtë sezon dhe në rast se paraqitjet e tij të mira vazhdojnë edhe në Euro 2024, do të ishte në mesin e kandidatëve për Topin e Artë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH