Sport

"Paqe” midis Francës dhe Polonisë, Levandoski lë “gjurmë” në Euro 2024

Shkruar nga Liberale

"Paqe” midis Francës dhe Polonisë, Levandoski lë

Franca barazoi 1-1 kundër Polonisë, takimi i fundit i Grupit D në 2024

Goli i parë u shënua nga Mbape me penallti në minutën e 56-të. Franca edhe pse tentoi shumë, nuk ishte konkrete në gjuajtjet drejt portës dhe hasi vështirsi në gjetjen e golit, gjë që arritën ta bënin vetëm një herë.

Në minutën e 78-të, Polonia fiton penallti, por Levandoski shkon dhe e ekzekuton duke e humbur pasi portieri Menja priti topin. Gjyqtari pastaj urdhëron që penalltia të ribëhet sepse francezi kishte lëvizur nga vija. Në provën e dytë polaku nuk gaboi dhe ktheu baraspeshën.

Franca e mbyll në vendin e dytë me 5 pikë të grumbulluara. Ajo do të përballet me të dytën e Grupi E, ndërsa Polonia kthehet në shtëpi me një pikë në 3 ndeshje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH