Sport

“Nuk kam aspak dyshime”, Real Madrid me këtë trajner të ri, e zbulon drejtori i Leverkusen

Shkruar nga Liberale

“Nuk kam aspak dyshime”, Real Madrid me këtë trajner

Drejtori i përgjithshëm i Bayer Leverkusenit,  Fernando Carro ka thënë se trajneri Xabi Alonso do t’i bashkohet Real Madridit në të ardhmen.

Alonso ka fituar tashmë titullin e parë në histori me Leverkusenin dhe emri i tij vazhdon të mbetet shumë i lidhur me punën te Real Madridi.

Për këtë ka folur edhe njëri nga drejtuesit kryesor të klubit gjerman, duke konfirmuar se Alonso një ditë do të drejtor Los Blancos.

“Nuk kam asnjë dyshim. Një ditë, Xabi Alonso do të jetë trajner i Real Madridit. Nuk ka dyshime fare, zero dyshime”, ka thënë fillimisht Carro për El Laguero.

“I vetmi dyshim është se kur do të nënshkruajë për Real Madridin. Por, do të ndodhë, më besoni. Jam i sigurt”, përfundoi drejtori i Leverkusenit.

Kur një drejtor i klubit e thotë këtë për punonjësin e tyre, atëherë nuk është më thjesht një thashetheme. Alonso është me të vërtetë në linjë për t’u bërë trajneri kryesor i Real Madridit.

Megjithatë, Alonso mund të mos marrë punën e madhe të Real Madridit në dy vitet e ardhshme apo më shumë, pasi Carlo Ancelotti aktualisht ka një kontratë me deri në verën e vitit 2026.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, trajneri italian nuk do të shkarkohet deri atëherë dhe do të largohet si trajner i lirë.

E njëjta gjë vlen edhe për Alonson në Bayer. Trajneri spanjoll tashmë i tha botës se do të qëndronte në Leverkusen sezonin e ardhshëm dhe kontrata e tij përfundon në vitin 2026 ashtu si Ancelotti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH