Sport

Nis Kampionati Ndërkombëtar i Shahut për të rinj në Durrës, Presidenti Begaj bën lëvizjen e parë: Fëmijët janë e ardhmja

Shkruar nga Liberale

Nis Kampionati Ndërkombëtar i Shahut për të rinj në

Kampionati i shahut filloi në qytetin e Durrësit për grupmoshat 8 deri në 12 vjeç dhe ishte presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj i cili bëri lëvizjen e parë të shahut në kampionat. Në lidhje me këtë aktivitet presidenca bëri njoftimin për shtyp.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Bajram Begaj, bëri lëvizjen e parë të shahut në Kampionatin Ndërkombëtar të këtij sporti që mblodhi në Durrës qindra talente nga e gjithë bota në moshat 8-12 vjeç.

Presidenti Begaj, i pranishëm në ceremoninë hapëse të këtij kampionati vlerësoi se organizimi i eventeve të tilla është një përpjekje për të sjellë më shumë kulturë dhe më shumë përkushtim ndaj një sporti të veçantë për gjeneratën e re. Ky konkurs sipas kreut të shtetit, është një ngjarje e madhe për Shqipërinë.

Në këtë mënyrë- deklaroi Presidenti Begaj-vendi ynë ka mundësi të tregohet si organizator mbarëkombëtar e si mikëpritës jo vetëm i Samiteve dhe Ministerialeve por edhe i aktivitete promovuese të talenteve ndërkombëtarë të sporteve.

 "Fëmijët janë e ardhmja dhe është shumë e rëndësishme promovimi dhe vlerësimi i tyre, theksoi Presidenti i Republikës, i cili konfirmoi përkushtimin për afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me sportin.

Një falenderim të veçantë Presidenti Begaj përcolli dhe ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.
 
"Shqipëria ka shahistët e saj që krenohet ndëkombëtarisht, emra të mëdhenj , si Erald Dervishi qe kryeson sot federaten e shahut dhe ka arritur te organizoje këtë aktivitet te jashtezakonshem, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenën kombëtare e ndërkombëtare"-u shpreh Presidenti Begaj, i cili uroi që nga ky kampionat të dalin kampionët e ardhshëm të shahut botëror.
Në Kampionatin Ndërkombëtar të Shahut morën pjesë 350 fëmijë nga gjithë bota nga të cilët 60 janë nga Shqipëria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH