Sport

Nga Bajrami te Ronaldo/ Këto janë gjithë rekordet e thyera në Euro 2024  

Shkruar nga Liberale

Nga Bajrami te Ronaldo/ Këto janë gjithë rekordet e thyera

Kampionati Evropian “Gjermani 2024” ka qenë një ndër më të zëshmit në futboll me numrin e madh të rekordeve të vendosura deri më tani. Një prej rekordeve është vendosur pikërisht nga futbollisti shqiptar  Nedim Bajrami, ndërsa talentë të ndryshëm kanë shkëlqyer gjatë ndeshjeve.

Euro 2024 nisi më 14 qershor dhe tashmë ka vendosur disa rekorde të reja.

Lojtarë të njohur kanë treguar aftësitë e tyre në fushë, ndërsa lojtarë të rinj kanë surprizuar me performancat e tyre të jashtëzakonshme. Ka pasur edhe momente emocionuese, si golat e shpejtë që kanë bërë histori në këtë turne.

Nedim Bajrami – Goli më shpejt

Lista nis me një nga vendosësit më pak të njohur të një rekordi në këtë Euro 2024. Futbollisti shqiptar shënoi golin më të shpejtë në histori të turneut kur shënoi golin e parë të duelit përballë Italisë pasi kishin kaluar vetëm 23 sekonda.

Bajrami ia kaloi në pak më shumë se 40 sekonda rusit Dmitri Kirichenko, ai që rekordin e arriti në vitin 2004 duke shënuar pas 67 sekondave.

Dominik Szoboszlai – Kapiteni më i ri

Ylli i Liverpoolit u bë kapiteni më i ri në historinë e Kampionateve Evropiane që nga fillimi i turneut në vitin 1960.

Gjatë humbjes 3-1 të Hungarisë ndaj Zvicrës të shtunën, Szoboszlai drejtoi ekipin e tij jashtë në moshën 23 vjeç, shtatë muaj dhe 21 ditë.

Lamine Yamal – Debutuesi dhe asistuesi më i ri

Ashtu siç pritej, sulmuesi i Barcelonës filloi rrugën e tij në Euro 2024 me disa rekorde, i pari prej tyre në momentin që filloi Spanjë-Kroacia kur u shndërrua në lojtarin më të ri në garë në një ndeshje me 16 vjet e 338 ditë, duke tejkaluar me gati një vit rekordin e mëparshëm.

Yamal shtoi edhe një rekord duke u bërë asistuesi më i ri në histori të Kampionateve Evropiane, pasi asistoi golin e tretë të Spanjës të shënuar nga Dani Carvajal.

Arda Guler – Golashënuesi më i ri

Në mbyllje të fazës së parë, Guler shënoi emrin e tij në historinë e Kampionateve Evropiane pas supergolit të tij përballë Gjeorgjisë.

Ylli i Real Madridit u kthye në golashënuesin më të ri të garës me 19 vjet e 114 ditë, duke kaluar me 14 ditë rekordin që kishte vendosur Cristiano Ronaldo.

Andreas Christensen – Efektivitet i përsosur në pasime

Në një rresht tjetër, mbrojtësi danez arriti të jetë mbrojtësi i parë që kompleton apo ka efektivitet prej 100% të pasimet e tij.

Qendërmbrojtës i Barcelonës kompletoi 89 pasimet e tij, duke arritur një moment historik që nuk ka sukses nga Euro e 1980, nëse marrim parasysh lojtarë që ka tentuar të paktën 76 pasime në një ndeshje.

Pepe – Lojtari më i vjetër në një ndeshje të Kampionatit Evropian

Me 41 vjet e 113 ditë, Pepe luajti në ndeshjen Portugali-Çeki me nderin të jetë lojtari me moshën më të vjetër në Kampionatin Evropian.

Qendërmbrojtësi portugez mposhti rekordin e hungarezit Gabor Kiraly, ai që e kishte bërë në vitin 2016 me 40 vjet e 86 ditë.

Cristiano Ronaldo – Më shumë pjesëmarrje në Kampionate Evropiane

Ashtu si rasti me Pepe apo Lamine Yamal, Ronaldo vetëm duhet të luante së paku një minutë për të arritur një rekord.

Sulmuesi portugez u kthye në futbollistin e parë që luan në gjashtë Kampionate Evropiane gjatë karrierës.

Thyhet rekordi i mq shumë golave  të shënuar në kampionatin Europian

Një tjetër rekord ka qenë ai që arriti edicionin i sivjetmë në Gjermani, kur mposhti rekordin e golave të fazës së parë të turneut, që më parë i përkiste Euro 2000 të mbajtur në Holandë dhe Belgjikë.

Në atë Kampionat Evropian u shënuan 24 gola, por në Euro 2024 u arrit të shënohen 34 gola.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH