Në fundin e vitit 2022 Cristiano Ronaldo tronditi botën e futbollit kur vendosi të linte Manchester United dhe të kalonte në Arabinë Saudite me Al Nassr. Kontratë e majme, më e madhja në historinë e futbollit që së bashku me sponsorizimet shkonte në 200 mln euro në sezon për portugezin.
Por tani duket se Ronaldo mund të largohet nga Al Nassr dhe klubi rival Al Hilal është konsideruar si një destinacion i mundshëm. Sipas AS, Al Hilal po mendon të blejë Ronaldon, si zëvendësues për Neymarin, i cili ka vuajtur nga lëndimet dhe po ashtu përflitet për t’iu bashkuar Inter Miamit në afatin e ardhshëm.
Lëvizja mund të ndodhë në afatin kalimtar të janarit dhe Al Hilal shpreson të përfundojë marrëveshjen, pasi dëshiron ta ketë portugezin para Kupës së Botës për Klube që organizohet nga FIFA.