Sport

“Ndëshkohemi për gabimet tona, kualifikimi i mundur“, Bushi flet pas humbjes me Zvicrën

Shkruar nga Liberale

“Ndëshkohemi për gabimet tona, kualifikimi i mundur“,

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi analizoi humbjen 1-3 ndaj Zvicrës në ndeshjen kualifikuese. 

Sa i zhgënjyer? “Ne e dinim forcën e Zvicrës. Më i fortë se ne në letër dhe fushë. Ndëshkohemi për gabimet tona. E kam te golat, i japim vetë. Nuk duhet të bëjmë gabimet individuale, pastaj le të na rrahin si na rrahën“.

Objektivi për të qenë në vendet e para? “Na vjen keq që rrihemi. E dim që kundërshtari më i mirë, kur i sheh në letër nivelet të mëdha. Ata ishin pushim, ne luajtëm para 3 ditëve. Ne objektiv kishim për të kap vend të dytë. Kemi dhe 9 pikë në lojë, mund të ndodhë gjithçka”.

Ne sot kishim 4 lojtarë dhe për edicionin tjetër. Duhet ta falenderoj Fetain, më i miri i gjithë kohërave në numrin 6. Mund ta krahasoj me Altin Lalën. Zvicra shumë e fortë, jemi të zhgënjyer nga kjo humbje gjithsesi”.

Tifozët? “Na kanë mbështetur, e di ça suporti të japin. Nuk mund të them që i zhgënjyem se çunat luftuan. Duhet harruar dhe parë ndeshje tjetër”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH