Sport

Ndeshja me Shqipërinë, UEFA dënon Kroacinë me 28 mijë euro për gjestet e tifozëve në stadium

Shkruar nga Liberale

Ndeshja me Shqipërinë, UEFA dënon Kroacinë me 28 mijë

UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kroacisë për gjestet e tifozëve në Euro 2024.

Kroacia luajti ndaj Shqipërisë të mërkurën ndeshje kjo që u mbyll me rezultatin 2-2.

Në tribuna tifozët kroat ndezën mjete piroteknike dhe hodhën sende në fushë dhe kjo ka bërë që UEFA t’i dënojë ata me 28 mijë euro.

Kujtojmë që një dënim i tillë pritet edhe ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe futbollistit Mirlind Daku, i cili bëri fyrje për serbët dhe shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH