Sport

Napoli përballet sonte me Inter, superkupa e Italisë

Shkruar nga Liberale

Napoli përballet sonte me Inter, superkupa e Italisë

Superkampioni i Italise do të vendoset sonte në ndeshjen mes Interit dhe Napolit. Zikaltërit, fitues të Superkupës në fuqi synojnë fitore në këtë finale që nisë në orën 20:00 në Riad.

“Do të ishte e rëndësishme për Inter, për të gjithë ambientin zikaltër. Vetëm Milan ka fituar 3 Superkupa radhazi. Ne ia dolëm vjet ndaj Milan dhe ndaj Juves 2 vite më parë. Duam ta fitojmë edhe ndaj Napoli. Duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe”, tha Simone Inzaghi, trajner i Interit.

Në rast suksesi, Superkupa e tetë e Italisë do të ishte një arritje e  jashtëzakonshme për zikaltërit. Nëse Interi fiton, trajneri i tyre, Inzaghi, do të bëhet trajneri me më shumë Superkupa të fituara, pasi do të kalonte trajnerë legjendarë si Capello dhe Lippi. Për Walter Mazzarri, ndeshja nuk ka një favorit të qartë.

“Unë mendoj se në një finale është e gabuar të flitet për favoritë. Jam i sigurtë që do të jemi gati, pasi zhvilluam një ndeshje të madhe me Lazio. Do të japim maksimumin për të marrë këtë trofe”, Walter Mazzarri, trajneri i Napolit.

Napoli ëndërron të fitojë për herë të tretë Superkupën e Italisë. Ky është edicioni i 36-të i Superkupës e Italisë, ku Juventus mban rekordin me 9 trofe të fituara.

Poll
SHQIPENGLISH